Shënoi vetëm 2 gola dhe zhgënjeu në debutimin e tij, Juventus largon në formë huazimi sulmuesin
29 Korrik 2026 9:10 Telesport Lois Openda i është bashkuar zyrtarisht Lyon në formë huazimi nga Juventus. Sulmuesi belg do të veshë fanellën e klubit francez për sezonin 2026-27. “Juventus njofton se ka arritur një marrëveshje me Olympique Lyonnais për huazimin, deri më 30 qershor 2027, të lojtarit Lois Openda, për një tarifë prej 3.5 milionë eurosh”, thuhet në një deklaratë nga bardhezinjtë. Sulmuesi 26-vjecar, mbërriti në Torino verën e kaluar duke bërë 34 paraqitje në total me Juventus, duke shënuar vetëm dy gola. Belgu nuk i ka përmbushur pritshmëritë, duke luftuar për të gjetur qëndrueshmëri dhe rolin e dëshiruar në ekipin e Luciano Spalletti, i cili e ka përjashtuar atë nga planet e tij.
Burimi:
telesport.al