“Sheiku i kombëtares”, zbulohet shuma e madhe që Gjimshiti do të përfitojë pas transferimit në Arabi
Berat Gjimshiti do të bëhet futbollisti më i paguar shqiptar pas firmosjes me Al Diriah. Bëhet me dije se kapiteni kuqezi do të përfitojë 4 milionë euro në sezon, duke kaluar kështu në majë të rënditjes si futbollisti shqiptar më i paguar. Mësohet po ashtu se edhe Atalanta do të përfitojë 3 milionë euro nga transferimi i Gjimshitit, të cilit i skadonte kontrata me skuadrën bergamaske sezonin e ardhshëm. Kujtojmë se 33-vjeçari firmoste për herë të parë me Atalantën në vitin 2016.
Burimi:
vizionplus.tv