“Shanset janë 50-50”, Foda e Murriqi karikojnë skuadrën para sfidës ndaj Turqisë: Momenti më i lumtur pas Pavarësisë
Një ditë para ndeshjes vendimtare sa i takon fatit të dardanëve për pjesëmarrjen në botërorin e ardhshëm, tekniku Franko Foda i ka thurrur lëvdata Kombëtares së Turqisë, por beson se “Dardanët” do të bëjnë çmos për të realizuar objektivin. Ai në konferencë për media deklaroi se shanset janë 50-50, meqenëse Kosova me plot meritë ka arritur në finale. “Ekipi i Turqisë është shumë i fortë edhe në aspektin e lojtarëve individual si Yildiz, Guler e Calhanoglu, janë kualitativ dhe ne jemi të mirë. Jemi në finale me plot meritë, gjasat janë 50-50. Ne do të japim gjithçka për të fituar. Padyshim që vërehet se është ngjarje shumë e rëndësishme. Kurrë s’ka pasur kaq shumë gazetarë. Po luajmë për kualifikimin në Kampionatin Botëror. Është mirë që...
Burimi:
gijotina.com