Sesko bën “engjëllin”, United “fluturon” me Carrick. Tottenham “zhytet” drejt fundit, tërbohet Tudor (VIDEO)
7 ndeshje 6 fitore me Carrick në stol. Man.United nuk di të ndalet, me “djajtë e kuq” që “fluturojnë” në tabelë, aktualisht e shohin veten në vendin e tretë në kuotën e 51 pikëve, duke përforcuar pozitat në zonën Champions. Pa diskutim njeriu i momentit është Sesko, me “bomberin” slloven që ndaj Crystal Palace realizoi golin e tij të 6 në 7 ndeshjet e fundit. Në “Old Trafford”, Man.United e gjeti veten në dizavantazh që në minutën e 4-ët. Në fraksionin e dytë, situata u përmbys totalisht pas minutës së 56-të ku Man.United fitoi një 11-metërsh ndërsa Crystal Palace mbeti me 10-të lojtarë. Nga pika e bardhë, Bruno Fernandes u tregua i saktë duke barazuar shifrat në 1-1. Në të 65-tën, Fernandes futi në kros...
Burimi:
gijotina.com