Zbulohet e ardhmja e Mkhitaryan, mesfushori i Interit do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën zikaltër

Zbulohet e ardhmja e Mkhitaryan, mesfushori i Interit do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën zikaltër

Henrikh Mkhitaryan është shumë pranë vazhdimit të aventurës së tij me Interin, ndërsa mediat italiane raportojnë se mesfushori armen ka dhënë miratimin për rinovimin e kontratës me zikaltërit. Sipas Sky Sport, futbollisti nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli dhe është i motivuar për të vijuar projektin me Interin, veçanërisht pas dëshirës së trajnerit Cristian Chivu për ta mbajtur në skuadër. Kontrata aktuale e Mkhitaryan skadon më 30 qershor, por palët pritet të ulen së shpejti në tryezë për të diskutuar detajet financiare të marrëveshjes së re. Raportohet se mesfushori 37-vjeçar do të firmosë një zgjatje njëvjeçare deri në verën e vitit 2027. Megjithatë, paga e tij pritet të jetë më e ulët se ajo aktuale, e cila arrin në rreth 3.8 milionë euro neto...