Roma dhuron spektakël ndaj Fiorentinës, festival golash në Olimpico dhe vendi i pestë në klasifikim
Roma dhuron spektakël në sfidën e saj të javës së 35 të Serie A. Në Olimpico, skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini shkatërroi Fiorentinën me rezultatin 4-0 duke parakaluar Comon në vendin e pestë të klasifikimit e sidomos duke e reduktuar në vetëm 1 pikë diferencën me Juventusin në vendin e katërt. Roma e zgjidhi praktikisht këtë ndeshje që në pjesën e parë të cilën e mbylli me rezultatin 3-0. Festivali i golave për verdhekuqtë u hap në minutën e 13 kur Gianluca Mancini zhbllokoi rezultatin duke i dhënë avantazhin skuadrës romane. Festa e këtij goli nuk ishte shuar mirë dhe 4 minuta më vonë, Roma dyfishoi shifrat, këtë radhë me golin e Wesley. Roma nuk kishte të ndalur dhe në minutën e 34...
Burimi:
top-channel.tv