‘Nuk po argëtohem’/ Mesazhi enigmatik i Lukakut, thumbon Napolin?

‘Nuk po argëtohem’/ Mesazhi enigmatik i Lukakut, thumbon Napolin?

‘Nuk po injoroj asgjë. Thjesht nuk po argëtohem’-Kështu shkruante Romelu Lukaku në një postim të tij në Instagram Story si për të aluduar momentin negativ që po kalon te Napoli. Në këtë sezon qendërsulmuesi belg është aktivizuar në vetëm 7 ndeshje; 5 në Serie A, 1 në Coppa Italia dhe 1 në Ligën e Kampioneve me vetëm 1 gol të shënuara. Gjigandi belg u frenua nga një dëmtim muskular të pësuar në mesin e muajit gusht për t’u kthyer në janar në dispozicion të Contes. Por pas 6 minutave të luajtur në ndeshjen me Torinon në 6 mars, Lukaku nuk e pa më fushën e lojës. Kjo edhe për shkak të një dëmtimi tjetër, madje pas pauzës së ndeshjeve të kombëtareve të muajit mars nuk...