‘Nuk do të luaj me Sassuolon sezonin e ardhshëm’/ Portieri i Kosovës konfirmon largimin nga klubi italian
Arijanet Muric nuk do të vijojë karrierën në futbollin italian. Portieri i kombëtares së Kosovës që është dhënë Sassuolon në formë huazimi nga Ipsëich Town nuk ka ndërmend të qëndrojë te kjo skuadër, gjë që e ka pohuar vetë futbollisti për gazetarin italian Gianluca Di Marzio. ‘Jam mirënjohës për këtë vit që kalova në klub, por nuk kam ndërmend të luaj për Sassuolon sezonin e ardhshëm. Kur kontrata e huazimit të përfundojë, do të mbyllet dhe eksperienca ime këtu. Ishte një vit pozitiv dhe u argëtova, por për arsye personale informova klubin që nuk do të qëndroj-ishin fjalët e portierit dardan Arijanet Muric këtë sezon ka bërë një paraqitje impresionuese në Serie A me Sassuolon sidomos në ndeshjen me Juventusin e mbyllur me barazimin 1-1...
Burimi:
top-channel.tv