Nga Bundesliga te “surpriza” portugeze, këto janë kundërshtarët e parë të Milanit dhe Juves.
Sezoni 2025/2026 ka mbyllur siparin me verdikte drastike për dy gjigantët e futbollit italian, Milanin dhe Juventusin. Pas një gare të ethshme deri në javën e fundit, të dyja skuadrat nuk kanë arritur të sigurojnë një vend në Champions League, duke u “zbritur” kështu në UEFA Europa League për sezonin e ardhshëm, 2026/2027. Megjithëse zhgënjimi është i madh, sytë tashmë janë kthyer nga rrugëtimi evropian i vitit të ardhshëm. Edhe pse është ende herët, 12 klube kanë siguruar tashmë pjesëmarrjen në fazën e ligës dhe janë kundërshtarët e mundshëm që “Zonja e Vjetër” dhe “Djalli” mund të gjejnë përballë tyre. Kush janë skuadrat e kualifikuara deri tani? Përveç dyshes italiane, në listën e skuadrave që kanë prerë biletën për në Europa League spikasin emra të...
Burimi:
top-channel.tv