Milani nis punën për sezonin e ri, Allegri kërkon të ribashkohet me mesfushorin që kishte te Juventusi
Mes pasigurive për të ardhmen e Luka Modrić dhe interesit për Leon Goretzka, në horizont për mesfushën e Milanit po merr formë një objektiv më konkret: Nicolò Fagioli. Mesfushori aktual i Fiorentinës ka qenë prej kohësh në radarët e klubit kuqezi, veçanërisht të trajnerit Massimiliano Allegri. Interesimi për Fagiolin nuk është i ri. Allegri e ka vlerësuar atë që në kohën kur lojtari ishte pjesë e akademisë së Juventusit, duke e lavdëruar publikisht edhe para debutimit të tij në Serie A nën drejtimin e Andrea Pirlo në vitin 2021. Me rikthimin e Allegrit në stolin bardhezi, Fagioli mori më shumë hapësirë dhe arriti të konsolidohej në elitën e futbollit italian, madje duke fituar edhe grumbullimin në kombëtare. Megjithatë, fanella e Italisë mungon që nga tetori...
Burimi:
top-channel.tv