Media në Argjentinë nuk ka dyshime: Paulo Dybala pranë kalimit te Boca Juniors

Media në Argjentinë nuk ka dyshime: Paulo Dybala pranë kalimit te Boca Juniors

Në Argjentinë nuk kanë dyshime; Paulo Dybala do të veshë fanelën e Boca Juniors sezonin e ardhshëm. Sulmuesi argjentinas që është drejt skadencës së kontratës me Romën, sipas ESPN, ka arritur një marrëveshje me Boca Juniors. Parashikohet që transferimi i Dybalës në klubin nga Buenos Aires të ndodhë pas Botërorit të këtij viti, një kompeticion ku prania e sulmuesit është ende në dyshim. ‘Të gjithë duam të luajmë me kombëtaren argjentinase, por nuk do të jetë e lehtë-deklaroi vetë futbollisti-duhet të rigjej ritmin dhe vazhdimësi në aktivizim me Romën. Objektivi im është të jem në Botëror, por gjithçka varet nga klubi im’. Në intervistën e tij, Dybala u ngacmua edhe në lidhje me transferimin e mundshëm te Boca. ‘Do të ishte fantastike-u përgjigj Dybala-por aktualisht...