Mbrëmje terrori për Milanin, drejtuesit kuqezi largohen mes fërshëllimave, Ibra shoqërohet me roje sigurie.
Mbrëmja e fundit e sezonit ishte katastrofike për Milanin. Skuadra kuqezi u mposht turpshëm 1-2 në “San Siro” nga Kaljari, ndërkohë që Como dhe Roma fituan ndeshjet e tyre, duke zaptuar dy vendet e fundit që të dërgojnë në Champions League. Ky rezultat e detyron “Djallin” të kënaqet vetëm me Europa League, një dështim sezonal që pak kush e kishte parashikuar. Megjithatë, ajo që ndodhi pas fishkëllimës përfundimtare nuk kaloi pa u vënë re. Siç raportoi i dërguari i MilanNews.it nga stadiumi, këshilltari i lartë (Senior Advisor) Zlatan Ibrahimoviç u largua me nxitim nga tribuna menjëherë pas ndeshjes, i shoqëruar nga rojet e sigurisë drejt parkingut. Gjatë këtij rrugëtimi të shkurtër, legjenda suedeze u përball me zemërimin e hapur të një pjese të tifozëve milanistë,...
Burimi:
top-channel.tv