Juventus shumë pranë transferimit të Sorloth, zbulohen të gjitha detajet e kontratës. Pritet vetëm firma

Juventus shumë pranë transferimit të Sorloth, zbulohen të gjitha detajet e kontratës. Pritet vetëm firma

Juventus është shumë pranë transferimit të sulmuesit norvegjez Alexander Sorloth, i cili konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Dusan Vlahovic për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi i Atletico Madrid, autor i 20 golave gjatë sezonit të fundit, kryeson listën e dëshirave të drejtuesve bardhezinj. Klubi torinez synon të mbyllë marrëveshjen sa më shpejt për të shmangur konkurrencën e mundshme nga Premier League dhe për të evituar rritjen e vlerës së kartonit gjatë Kupës së Botës. Sipas mediave italiane, kontaktet e ditëve të fundit kanë sjellë një marrëveshje paraprake mes Juventusit dhe lojtarit. Sorloth pritet të firmosë një kontratë deri në vitin 2029, me opsion rinovimi deri në 2030, ndërsa do të përfitojë rreth 4 milionë euro neto në sezon. Një rol të rëndësishëm në negociata ka luajtur...