Juventus dhe Robert Lewandowski, plani për të bindur sulmuesin polak
Ashtu siç po flitet prej ditësh te e përditshmja ‘La Stampa’, njeriu i fatit ka një emër; Pini Zahavi. Agjenti i Robert Lewandowskit është parë në Itali për një takim që mund të jetë pikënisje për një tratativë serioze mes Juventusit dhe sulmuesit polak. Pasi kreu një vizitë në Milano në ditët e kaluara, Zahavi shkoi në drejtim të Torinos. Objektivi? Diskutimi për realizimin e një operacioni që deri para pak muajsh dukej i pamundur. Barcelona, e impenjuar në një ristruktrim kompleks teknik dhe ekonomik, ende nuk e ka blinduar qendërsulmuesin e saj për sezonin e ardhshëm dhe sirenat nga Continassa po dëgjohen. Edhe pse thuajse 38 vjeç, Robert Lewandowski vazhdon të shënojë me një rregullsi impresionuese, por pengesa kryesore mbetet paga e tij. Te...
Burimi:
top-channel.tv