Inter dhe festa në San Siro, fishekzjarrë dhe në Sheshin Duomo

Inter dhe festa në San Siro, fishekzjarrë dhe në Sheshin Duomo

Pritej festa e titullit për Interin dhe ajo erdhi. Ndaj Parmës, skuadrës zikaltër i mjaftonte vetëm një barazim për t’iu gëzuar titullit të 21, por skuadra e Chivut bëri akoma më mirë, iu imponua duke fituar 2-0 për ta bërë akoma më të bukur festën e madhe në San Siro, një event që Interi nuk e përjetonte prej 37 vitesh Pas fërshëllimës së fundit të arbitrit, askush nuk u përmbajt, futbollistët në mesin e fushës u duartrokitën nga tifozët zikaltër dhe shumë shpejt së bashku me trajnerin Chivu, presidentin Marotta dhe drejtuesit e tjerë shkuan në drejtim të tyre për t’iu bashkuar entuziazmit të tyre. Ndërsa në fushën e lojës u shpalos një banderolë gjigande me ngjyrat zikaltër dhe me logon e Interit  me ngjyrë...