“Ai ka bërë shumë mirë këtë vit”, Tare shënjestron objektivin e parë të Milanit në merkato

“Ai ka bërë shumë mirë këtë vit”, Tare shënjestron objektivin e parë të Milanit në merkato

Ismael Kone i është dashur vetëm një sezon për të fituar vendin e tij midis mesfushorëve më të mirë në Serie A. I ardhur një vit më parë nga Marseja, kanadez i lindur në vitin 2002 ka provuar të jetë një nga lojtarët kryesorë në sezonin e shkëlqyer të Grossos për Sassuolon. Statistikat e tij flasin vetë, 32 ndeshje të luajtura, duke dhënë kontribute të forta si në sulm me 6 gola në kampionat, ashtu edhe në mbrojtje. Ai gjithashtu i shfaqi këto cilësi në “San Siro” me një gol të bukur në barazimin 2-2 kundër kuqezinjve. Në lidhje me të drejtori Igli Tare u shpreh: “Ai ka bërë shumë mirë këtë vit. Është një lojtar me karakteristika të caktuara dhe është gjithashtu i njohur...