Senegali i beson një kampioni bote, zyrtarizohet trajneri i ri
Patrick Vieira është zgjedhja e Federatës Senegaleze të Futbollit për stolin e kombëtares. Ish-mesfushori francez do të marrë drejtimin e Senegalit, në një nga sfidat më të rëndësishme të karrierës së tij si trajner. Lajmi është bërë i ditur së fundmi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Patrick Vieira është trajneri i ri i kombëtares së Senegalit. Data e prezantimit zyrtar dhe hapat e ardhshëm për emërimin e tij do të bëhen të ditur në një njoftim të mëvonshëm”, thuhet në njoftimin e FSF-së.
Burimi:
gijotina.com