Sekuestrohen në Brazil 200 mijë albume të falsifikuara “Panini” për Kupën e Botës 2026

Sekuestrohen në Brazil 200 mijë albume të falsifikuara “Panini” për Kupën e Botës 2026

Policia braziliane tha të premten se ka sekuestruar rreth 200,000 albume “Panini” të falsifikuara për Kupën e Botës 2026. Albumet u gjetën të enjten në mbrëmje në një autobus në Nova Iguaçu, një periferi në veri të Rios. Autoritetet gjithashtu sekuestruan fanella të falsifikuara të ekipit kombëtar të Brazilit nga i njëjti automjet. Imazhet e publikuara nga policia e Rios tregojnë pirgje të mëdha me afishe mbi një tavolinë, së bashku me fanella të verdha të Seleçao-s me numrin 10. “I gjithë materiali i sekuestruar do t’i nënshtrohet ekzaminimit mjeko-ligjor dhe më pas do të shkatërrohet”, theksoi policia. “Hetimi po vazhdon me qëllim identifikimin e personave përgjegjës për prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve të falsifikuara”, shtoi deklarata. Në Brazil, një vend i apasionuar pas futbollit,...