Scaloni mes finales dhe (ndoshta) ndeshjes së fundit të Messit: Kemi bashkuar Argjentinën, është emocionuese
“Kemi rizbuluar diçka jashtëzakonisht të çmuar, pikërisht faktin që njerëzit i shohin ndeshjet tona në televizor duke veshur fanellën e Argjentinës dhe duke u përqafuar me njëri-tjetrin. Një tifoz i Boca Juniors që përqafon një tifoz të River Plate, një tifoz i Newell’s që përqafon një tifoz të Rosario Central. Është diçka që na emocionon jashtëzakonisht shumë, nuk mund të jetë ndryshe, aq më tepër që në një Kupë Bote ky unitet, kjo frymë skuadre, janë thelbësore”. Këto ishin fjalët e trajnerit të Argjentinës, Lionel Scaloni, në konferencën për shtyp të finalistëve të Kupës së Botës në Nju Jork. “Skuadra e ndjen këtë frymë uniteti, e ndjen që njerëzit janë me ne, që na mbështesin dhe na japin shtysë, – shtoi ai. – Shpresoj që...
Burimi:
telesport.al