Scaloni: Do të qëndroj deri në dhjetor, më pas me shumë gjasa do të largohem

Scaloni: Do të qëndroj deri në dhjetor, më pas me shumë gjasa do të largohem

20 Korrik 2026 8:10 Alfred Lleshi “Do të vazhdoj deri në dhjetor. Më pas do të bisedoj me presidentin Claudio Tapia. Ideja ime është të çlodhem dhe të bëj një pushim. Ky pozicion është i jashtëzakonshëm, një ëndërr. Shpresoj që njerëz të tjerë ta kenë mundësinë të jenë këtu. Çdo argjentinas do të donte të ishte në këtë pozicion. Ka qenë kënaqësi dhe nder, nuk do ta kisha ëndërruar kurrë diçka të tillë”. Kështu u shpreh trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, pas humbjes në finalen e Kupës së Botës ndaj Spanjës, në ndeshjen e tij të 104-t në stolin e kombëtares. “Deri në dhjetor, nëse presidenti e dëshiron, do të qëndroj këtu. Pas kësaj do të jetë e vështirë, sepse është e drejtë që gjërat...