Sarri paralajmëron Inter para finales: Kemi përgatitur diçka ndryshe nga ndeshja e kampionatit

Sarri paralajmëron Inter para finales: Kemi përgatitur diçka ndryshe nga ndeshja e kampionatit

I qartë, i vendosur dhe me një ton të ashpër. Trajneri i Lazio, Maurizio Sarri, nuk u kursye në asgjë në prag të finales së Kupës së Italisë kundër Inter, e cila mund t’i japë atij trofeun e tij të parë me ekipin kryeqyetas. “Pas ndeshjes të së shtunës, kam 8-9 dyshime me formacionin. Bëmë shumë keq si ekip“, tha Sarri referuar humbjes 0-3 që Lazio pësoi pikërisht ndaj Inter në kampionat. “Luajtëm një ndeshje të keqe. Me paraqitjen e së shtunës, nuk do të arrijmë askund, ndaj kemi përgatitur diçka ndryshe. Në këto ndeshje, ai gjithmonë arrin të japë gjithçka“, deklaroi Sarri. “Ekipi ka bërë mirë në stërvitje këto ditë, duhet të shpresojmë që humbja e së shtunës të jetë rezultat i diçkaje mendore....