San Antonio nuk dorëzohet, mposht New York dhe rihap garën për titull në NBA
San Antonio Spurs fitoi sot 115-111 ndaj New York Knicks në finalen e tretë play off për titull në NBA. Një fitore shprese për Spurs, që pasi humbi dy takimet e para gjen suksesin e parë. Gjithsesi, New York udhëheq 2-1 serinë e takimeve. Faktori fushë nuk ka ndikuar shumë në tri sfidat e para, pasi ashtu sikurse New York fitoi dy herë në shtëpinë e Spurs ashtu sot teksanët triumfuan në shtëpinë e Knicks. Protagonist i këtij triumfi ishte francezi Victor Wembanyama, me 32 pikë. Në një ndeshje të ekuilibruar dhe me emocione, i pranishëm edhe presidenti Donald Trump, me miqtë vazhdimisht në avantazh, por pa krijuar ndonjë shkëputje të madhe. Të gjithë titullarët e San Antonio realizuan mbi 10 pikë (Castle 23 pikë)....
Burimi:
telesport.al