Salah duartroket Egjiptin e tij: Vetëm pjesëmarrja në Botëror s’mund të jetë më objektivi ynë përfundimtar

Salah duartroket Egjiptin e tij: Vetëm pjesëmarrja në Botëror s’mund të jetë më objektivi ynë përfundimtar

Kapiteni i Egjiptit shmangu polemikat dhe dërgoi një mesazh shprese për popullin e tij, pas humbjes ndaj Argjentinës. Mohamed Salah ka thyer heshtjen pas eliminimit të dhimbshëm në 1/8 finale të Kupës së Botës 2026. “Faraonët”, edhe pse kryesonin me dy gola avantazh, u përmbysën dhe u mposhtën 3-2, duke i dhënë fund aventurës së tyre në turne mes zemërimit dhe zhgënjimit. Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, kapiteni i kombëtares egjiptiane zgjodhi të mos ushqente polemikat që shpërthyen pas ndeshjes, por t’u drejtohej tifozëve me fjalë përgjegjësie dhe shprese. Në mesazhin e tij, Salah falënderoi popullin egjiptian për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe la të kuptohej zhgënjimin që nuk arriti t’iu dhuronte tifozëve një gëzim të madh. Në vend që të kërkonte justifikime, sulmuesi përcolli...