Saka: Të gjithë tek Arsenal e dimë se puna për titullin nuk ka mbaruar ende

Saka: Të gjithë tek Arsenal e dimë se puna për titullin nuk ka mbaruar ende

Sulmuesi anglez Bukayo Saka këmbëngul se tek Arsenal të gjithë e dinë se puna nuk ka mbaruar ende për sa i përket fitimit të titullit në Premier League. Ai premtoi t’i trajtojë dy ndeshjet e fundit të kampionatit si dy finale, në një përpjekje për të siguruar titullin e parë të klubit që nga viti 2004. Arsenal bëri një hap të rëndësishëm drejt fitimit të kurorës së ligës me një fitore të diskutueshme 1-0 kundër West Ham, me vendasit që iu anulua nga VAR goli i barazimit, në kohën shtesë. Vendimi e mban garën për titull në duart e Arsenal, që dy ndeshjet e fundit do t’i luajë kundër Burnley dhe Crystal Palace. Një fitore në të dyja ndeshjet do t’i lejonte Arsenal të fitonte...