Sa shumë befasi në kaq pak kohë, surprizat e Botërorit nuk njohin favoritë

Sa shumë befasi në kaq pak kohë, surprizat e Botërorit nuk njohin favoritë

Vetëm 3 ditë kanë kaluar nga fillimi i Kupës së Botës 2026 dhe kaq ka mjaftuar për të parë befasitë e para të këtij turneu. Gjithçka nisi me ndeshjen Kore e Jugut-Çeki, ku aziatikët përmbysën rezultatin në 2-1, pavarësisht se çekët ishin favoritë në letër. Një rezultat i papritur ishte edhe ai i vendit organizator, SHBA-ve. Ekipi i Poçetinos e nisi turneun me goleadës, duke thyer pritshmëritë e opinionit sportiv me fitoren 4-1 nga Paraguajit. E për të vazhduar më pas në mbrëmjen e djeshme, kur fusha e lojës tregoi se kjo Kupë Bote nuk njeh favoritë. Brazili u ndal në barazim 1-1 nga Maroku, ndërsa me po të njëjtin rezultat përfundoi edhe ndeshja Zvicër-Katar. Kur të gjithë prisnin goleadë nga helvetët, Katari dëshmoi se...