Rudi Garcia: Nuk ishim në kushtet ideale, por e pamë Spanjën sy më sy

Rudi Garcia: Nuk ishim në kushtet ideale, por e pamë Spanjën sy më sy

11 Korrik 2026 8:20 Alfred Lleshi Trajneri i Belgjikës, Rudi Garcia, u përpoq të ngushëllonte ekipin e tij pas humbjes ndaj Spanjës në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026: “Me Tielemans, që nuk e nisi ndeshjen si titullar, Courtois që u dëmtua dhe De Bruyne që nuk arriti të shprehej në nivelin e tij më të mirë, nuk ishim në kushtet ideale për të marrë një rezultat pozitiv. Megjithatë, ishim shumë pranë kohës shtesë dhe e pamë Spanjën sy më sy”. Lidhur me gabimin e portierit Senne Lammens, trajneri mbrojti lojtarin e tij: “Duhet të jemi solidarë me lojtarët që kanë bërë gabime të vogla, por e dimë se këto gabime të vogla mund të na kushtojnë rezultatin. Kjo ndeshje dhe këto gabime duhet t’iu...