Ruben Amorim gati të pranojë ofertën e Milanit, mësohet propozimi i kuqezinjve
14 Qershor 2026 14:29 Telesport A Bola, Corriere dello Sport dhe Fabrizio Romano raportojnë se Ruben Amorim është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Milanit. Portugezi po pret tashmë dritën jeshile, për të finalizuar marrëveshjen. Sipas këtyre raportimeve, Milan i ka ofruar portugezit një kontratë 2-vjeçare me të drejtë rinovimi dhe për një vit tjetër dhe me një rrogë vjetore prej 3 milionë eurosh. Palët janë dakordësuar tashmë dhe mungon vetëm zyrtarizimi. Nëse Milan ka vendosur për trajnerin e ri, e kundërta ndodh me postet e tjera drejtuese. Kuqezinjtë janë ende në kërkim të një drejtori të ri sportiv, drejtori teknik dhe ekzekutiv. Dhe kjo është arsyeja pse po vonon zyrtarizimi i Ruben Amorim.
Burimi:
telesport.al