Rrezik për “luftë civile” te Portugalia… Shokët e CR7 akuzohen se po e bojkotojnë, duke mos ia pasuar topin

Rrezik për “luftë civile” te Portugalia… Shokët e CR7 akuzohen se po e bojkotojnë, duke mos ia pasuar topin

Përtej dyshimeve të ngritura pas barazimit ndaj Republikës Demokratike të Kongos në ndeshjen e parë të Botërorit 2026, në Portugali po shtohet frika për një konflikt të brendshëm që mund të përçajë kombëtaren në kulmin e turneut. Me aktivizimin e CR7 si titular, në qendër të debatit publik janë vendosur dy kampe: ata që besojnë se Roberto Martínez nuk duhej ta linte sulmuesin e Al Nassr në fushë për të gjitha 90 minutat dhe ata që kërkojnë respekt për legjendën më të madhe në historinë e futbollit portugez. Madje, disa pretendojnë se ndaj yllit portugez po zhvillohet një bojkot i qëllimshëm. Që nga përfundimi i ndeshjes ndaj RD Kongo, rrjetet sociale të disa futbollistëve të Portugalisë janë mbushur me fyerje dhe komente që kërkojnë më...