“Rrethana të jashtëzakonshme”; ja norma rregullatore që mund ta shpëtojë Rocchi nga akuzat

“Rrethana të jashtëzakonshme”; ja norma rregullatore që mund ta shpëtojë Rocchi nga akuzat

30 Prill 2026 12:39 Alfred Lleshi Mund të ekzistojë një normë që mund ta mbrojë Gianluca Rocchi nga akuzat për ndërhyrje në vendimet e dhomës së VAR-it. Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, kjo dispozitë ndodhet në një “shtesë” të përkthyer nga anglishtja nga sektori teknik i AIA-s. “Manuali VAR/Arbitër”, pjesë e dokumenteve në dispozicion të arbitrave që punojnë në qendrën e Lissones, përfshin seksion specifik (3) me një paragraf (3, zyrtarë të tjerë VAR-i), ku përcaktohet roli i vëzhguesit apo mbikëqyrësit VAR. Ky rol, i mbajtur si nga Gervasoni, ashtu edhe nga Rocchi në sezonin nën hetim, parashikon mundësinë e ndërhyrjes direkte në rrethana të jashtëzakonshme, kur ekziston rreziku i një zbatimi të gabuar të protokollit VAR. Në praktikë, sinjalet apo “trokitjet” ndaj...