Ronaldo shënon golin e 970-të në karrierë, Al-Nassr fiton ndaj kampionit të Azisë dhe tani është një hap afër titullit (video)
29 Prill 2026 22:10 Telesport Al-Nassr ka marrë fitoren e radhës në Ligën Profesioniste në Arabinë Saudite, duke mundur 2-0 Al-Ahli, kampioni i sapo shpallur i Azisë në Champions League. Sfida u zhbllokua në minutën e 76-të, ku Cristiano Ronaldo shënoi me kokë, pas krosimit të Joao Felix nga goditja e këndit. Ky është goli i 970-të në karrierën e portugezit. SHIKOGOLIN Në minutën e 90-të, ishte Kingsley Coman që vulosi fitoren për Al-Nassr, duke shënuar golin e dytë, pas asistit të Ayman Yahya, i sapofutur në fushë. SHIKOGOLIN Pas kësaj fitoreje, Al-Nassr vazhdon kryesimin me 79 pikë, ku ndiqet nga Al-Hilal me 71 pikë dhe Al-Ahli me 66 pikë. Këto dy të fundit kanë nga një ndeshje më pak. Kur duhen edhe 4 javë...
Burimi:
telesport.al