Ronaldo nis një aventurë të re? Cristiano debuton si aktor në një serial britanik

Ronaldo nis një aventurë të re? Cristiano debuton si aktor në një serial britanik

28 Korrik 2026 10:17 Alfred Lleshi Cristiano Ronaldo mund të jetë gati për një kapitull të ri në karrierën e tij. Ylli portugez, i eliminuar në fazën e 1/8-ve të finaleve të Botërorit 2026, do të debutojë si producent ekzekutiv dhe aktor në një serial të ri britanik me temë futbollin. Në moshën 41-vjeçare, Ronaldo, i cili nuk e ka fshehur kurrë pasionin për kinemanë dhe dëshirën për t’u bërë aktor, duket se po mendon edhe për jetën përtej fushës. Seriali do të quhet “Day 1s” dhe do të rrëfejë historinë e agjentit të fuqishëm Stanley Dalton, i interpretuar nga Damian Lewis, ylli i “Homeland” dhe “Billions”. Në kast pritet të jetë edhe ish-sulmuesi francez dhe legjenda e Arsenalit, Thierry Henry. Sipas “The Sun”, një...