Ronaldo: Ja kandidati numër një për ta fituar ‘Topin e Artë’, Spanja e shkatërroi Argjentinën
Bota e futbollit vazhdon t’i thurë elozhe Spanjës. Kampionia e re e botës la gjurmë me mënyrën si fitoi, duke eliminuar skuadra si Argjentina, Franca dhe Portugalia, të cilat konsideroheshin ndër favoritët për ta ngritur trofeun. I fundit që e komentoi triumfin iberik ishte legjenda braziliane, Ronaldo Nazário. Në kanalin e tij në TikTok, ai deklaroi: “Ishte një ditë historike, edhe në aspektin sportiv, sepse Spanja dominoi nga fillimi deri në fund, ashtu siç e prisja. Golat nuk erdhën aq sa duhej dhe nuk fitoi me diferencën që unë prisja e që e meritonte, por ishte një dominim absolut gjatë gjithë ndeshjes”. Ish-sulmuesi brazilian shtoi: “Ishte një leksion. Diferenca në cilësi mes Spanjës dhe Argjentinës është shumë e madhe. Edhe me Messin në fushë, nuk...
Burimi:
telesport.al