Ronaldinjo kishte paralajmëruar se Mesi do të bëhej lojtar më i madh se ai

Ronaldinjo kishte paralajmëruar se Mesi do të bëhej lojtar më i madh se ai

Adriatik BALLA Ish-sulmuesi i Barcelonës, Maksi Lepez, ka zbuluar detaje interesante nga fillimet e karrierës së Lionel Mesit, duke treguar se edhe një Ronaldinjo në kulmin e formës së tij e pranonte se adoleshenti ishte talent më i madh. Shumë përpara se Mesi të fitonte tetë herë Topin e Artë dhe 47 trofe zyrtarë, potenciali i tij ishte i dukshëm për bashkëlojtarët në “Camp Nou”. Lopez, i cili iu bashkua Barcelonës në vitin 2005, kujton se lojtarët e ekipit të parë mbetën të habitur nga aftësia e 16-vjeçarit për të dominuar kundërshtarë shumë më të mëdhenj në moshë. Në një intervistë për programin argjentinas “Olga”, Lopez shpjegoi se si Mesi, pavarësisht moshës së re dhe natyrës së turpshme, spikaste për shpejtësinë dhe forcën fizike, duke...