Rolet jo të tij, dëmtimet e vazhdueshme dhe qëndrimi… Përtej numrave, ku lind kriza e Leãos

Rolet jo të tij, dëmtimet e vazhdueshme dhe qëndrimi… Përtej numrave, ku lind kriza e Leãos

14 Prill 2026 13:23 Alfred Lleshi Rafael Leão ka shënuar 9 gola në Serie A 2025-2026 (me 6 javë deri në fund) dhe 8 gola në sezonin 2024-2025. Statistikisht duket përmirësim, por realiteti është ndryshe. Milani ka pasur mungesë lideri dhe forma e tij e fundit e konfirmon këtë, deri te vërshëllimat e “San Siros” pas humbjes 3-0 ndaj Udinese. Tifozët janë të ndarë mes një lojtari me potencial dhe një talenti që nuk shpërthen plotësisht. Edhe pse kujtohen për titullin e 19-të dhe gjysmëfinalen e Champions-it 2023, kritikat lidhen me qëndrimin dhe vazhdimësinë. Statistikisht, asistet kanë rënë nga 10 sezonin e kaluar në vetëm 2 këtë aktualin. Lëndimet, sidomos pubalgjia, dhe roli i tij i ndryshuar kanë ndikuar në performancë. Portugezi është përdorur shpesh...