Rikthimi i McGregor në kafaz zgjat vetëm 69 sekonda!!! Irlandezi dëmtohet, gjyqtari mbyll sfidën, fiton Holloway
12 Korrik 2026 6:47 Telesport Historia përsëritet për Conor McGregor! 5 vjet nga dueli i tij i fundit në kafaz, ku u detyrua të tërhiqej për shkak të një dëmtimi, irlandezi ngre sërish “flamurin e bardhë”, këtë herë pas vetëm 69 sekondash në përballjen ndaj amerikanit Max Holloway. Në eventin UFC-329 zhvilluar në Las Vegas, Holloway fitoi me KO Tenik (dëmtim i McGregor) revanshin, duke u “hakmarrë” për humbjen e pësuar 13 vite më parë. Në fakt, gjyqtari ndalin duelin, pasi irlandezi nuk ishte në gjendje të duelonte më që në raundin e parë. Që në start irlandezi tentoi të qëllojë dy herë me shkelm Holloway por rrëshkiti, duke dëmtuar kaviljen. Amerikani godiste McGregor që mbrohej në tapet. Kjo skenë u përsërit edhe një herë...
Burimi:
telesport.al