Rikthim prej kampioni i Horge Martin, Markez rrëzim i frikshëm

Rikthim prej kampioni i Horge Martin, Markez rrëzim i frikshëm

Spanjolli pasi fitoi për herë të parë titullin kampion 2024 në MotoGP, vjet mbeti peng i dëmtimit (fitoi Mark Markez) ndërsa këtë Botëror 2026 po rivalizon fort Bexekin në krye. Me një nisje të shkëlqyer nga qendra e rreshtit të tretë, Horge Martin mori menjëherë kryesimin me Aprilia-n e tij dhe vazhdoi të fitonte lehtësisht Garën Sprint të Le Mans përpara Francesko Banjaia-s (i cili bëri një nisje të përsosur nga pozicioni i parë) dhe liderit të kampionatit Marko Bexeki-t me Aprilia-n tjetër. Në renditjen e përgjithshme, Martin afrohet në gjashtë pikë me Bexekin kryesues (102 me 106). Pedro Akosta e çoi KTM Red Bull në fund të podiumit, ndërsa heroi vendas Fabio Kuartararo plotësoi pesëshen e parë. Ndërkaq 9 herë kampioni mbi motorë Mark...