Rezultati i sfidës së parë e favorizon. Dinamo kërkon kualifikimin në Elbasan ndaj Aluminij

Rezultati i sfidës së parë e favorizon. Dinamo kërkon kualifikimin në Elbasan ndaj Aluminij

29 Korrik 2026 16:35 Telesport Dinamo City do të zbresë nesër në fushë me synimin për të siguruar kualifikimin në raundin e tretë të UEFA Conference League. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Slloveni, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të presë Aluminij në “Elbasan Arena”, në një përballje që nis në orën 21:00. Dinamo City do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë për të marrë fitoren dhe për të vijuar rrugëtimin europian. Përballja pritet të jetë mjaft e luftuar, me të dyja skuadrat që synojnë një vend në raundin e tretë të UEFA Conference League. Në rast se kalon Aluminij, Dinamo do të përballet në raundin e tretë me fituesin e çiftit Steaua Bukuresht-Auda.