Rekordet e argjentinasit, Lionel Messi vetëm 90 minuta larg një tjetër kapitulli historik
Lionel Messi është vetëm një ndeshje larg një tjetër rekordi të jashtëzakonshëm. Në moshën 39-vjeçare, kapiteni argjentinas synon të fitojë Kupën e dytë radhazi të Botës dhe të mbyllë në mënyrën më perfekte karrierën e tij me kombëtaren. Argjentina mund të bëhet gjithashtu skuadra e parë që mbron titullin botëror që nga Brazili i vitit 1962. Përveç kësaj, pleshti ka mundësi të thyej dhe rekorde të tjera, nga fituesi i këpucës së artë deri te golashënuesi më i mirë në historinë e botërorit. Aktualisht 39-vjecari është në kuotën e 8 golave në këtë turne, ndërsa ka shënuar 21 herë në 6 kupat e botës që ka marrë pjesë.
Burimi:
javanews.al