“Reali më la plagë, por tani u shërua”, Xabi Alonso flet hapur: Nuk shkoi siç e kisha menduar
U ul me bujë në stolin e Realit të Madridit, por u ngrit shpejt prej tij. Ëndrra e madhe e Xabi Alonsos mbaroi më shpejt nga sa mund ta kishte menduar. Trajneri spanjoll i është rikthyer edhe një herë periudhës kur drejtoi Realin. Ai ka thënë për “The Athletic” se përvoja te “los blancos” i la plagë, por tashmë është shëruar. “Kam një plagë, por tani është shëruar. Duke parë prapa, ruaj anën pozitive dhe jo gjërat që nuk funksionuan. Isha ??shumë kritik ndaj vetes, duke menduar për atë që mund të kisha bërë më mirë, sepse nuk shkoi siç e kisha menduar”, ka thënë Xabi Alonso./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com