“Reali kërkon Olise? Më vjen të qesh. Edhe sikur të vijë Perandori i Kinës, nuk e shesim”
31 Korrik 2026 10:34 Alfred Lleshi Michael Olise ishte një nga futbollistët më të mirë të sezonit 2025-2026, duke fituar tre trofe me Bayern Munich. Ai shkëlqeu edhe në Ligën e Kampioneve, ndërsa me Francën e mbylli Kupën e Botës në vendin e katërt, duke regjistruar 7 asistime. Performancat e tij tërhoqën interesin e Real Madridit, që dëshironte t’ia dhuronte Jose Mourinhos si një përforcim të madh. Megjithatë, presidenti i nderit i Bayernit, Uli Hoeness, e bëri të qartë se Olise nuk është në shitje. Pas fitores 15-0 në miqësoren tradicionale ndaj Rottenit, ai reagoi me ironi ndaj zërave për Realin. “Më vjen një e qeshur e madhe. Ai ka edhe tri vite kontratë dhe nuk do ta shesim. Edhe sikur të vijë Perandori i...
Burimi:
telesport.al