“Real Madridi rikthehet gjithmonë…15”; Sergio Ramos paralajmëron rivalët
16 Prill 2026 14:30 Alfred Lleshi Sergio Ramos ka pasur gjithmonë një lidhje të veçantë me Bayern Munich, duke qenë protagonist në shumë përballje kundër bavarezëve me fanellën e Real Madridit. Pas eliminimit të madrilenëve në “Allianz Arena”, mbrojtësi spanjoll publikoi një mesazh domethënës në Instagram: “Real Madridi gjithmonë rikthehet… 15”. Postimi shoqërohej me dy momente historike: një nga golat e tij në fitoren legjendare 4-0 ndaj Bayernit të Pep Guardiolës, që i hapi rrugën “La Décima”-s, si dhe një gol i Cristiano Ronaldos në fitoren 2-1 në Gjermani në vitin 2017. Një mesazh i qartë për botën e futbollit; edhe kur bie, Real Madridi mbetet gjithmonë një kërcënim për këdo dhe historia e tij nuk mbaron kurrë.
Burimi:
telesport.al