Real Madrid detyrohet të dalë me një komunikatë zyrtare për Michael Olise
Pas zërave të fundit në medie të ndryshme për një ofertë prej 200 milionë eurosh të Real Madridit për Michael Olise, vetë klubi madrilen ka reaguar pak më parë përmes një komunikate zyrtare. “Në përgjigje të raporteve në media të ndryshme në lidhje me interesin e supozuar të klubit tonë për lojtarin e Bayern Munich, Michael Olise, Real Madrid CF dëshiron të deklarojë se nuk ka pasur asnjë kontakt të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me lojtarin e lartpërmendur, përfaqësuesit e tij ose askënd në rrethin e tij. Real Madrid gjithashtu dëshiron të theksojë marrëdhënien e shkëlqyer institucionale që mban me Bayern Munich, me të cilin ndan një histori të gjatë respekti, bashkëpunimi dhe admirimi të ndërsjellë, dhe shpreh keqardhje për përhapjen e spekulimeve që nuk...
Burimi:
telesport.al