Reagimi i shkurtër i Toni Kroos pas finales së Kupës së Botës, me të cilin të gjithë janë dakord

Reagimi i shkurtër i Toni Kroos pas finales së Kupës së Botës, me të cilin të gjithë janë dakord

20 Korrik 2026 17:15 Telesport Spanja fitoi Kupën e Botës për herë të dytë në historinë e saj, pasi mundi 1-0 Argjentinën në kohën shtesë, falë golit të Ferran Torres. Spanjollët dominuan në fakt finalen dhe fitorja ishte e merituar për ta. Të mendosh që Argjentina nuk bëri asnjë goditje në kuadratin e portës. Fitorja e Spanjës është përkrahur edhe nga shumë personazhe të fubollit. Njëri prej tyre që reagoi direkt pas finales ishte Toni Kroos. Përmes një postimi në rrjetin social X, Kroos shkruajti “Futbolli fitoi”. Një reagim që u shpërnda masivisht në pak minuta dhe thuajse të gjithë ishin dakord me ish-mesfushorin.