Rasëll, ‘Pole Position’ në Spielberg, Leklerk niset i dyti

Rasëll, ‘Pole Position’ në Spielberg, Leklerk niset i dyti

Piloti i Mercedes Xhorxh Rasëll mori pozicionin e parë në kualifikimet e Spielberg në Formula 1. Pati një incident pa dëme me Maks Verstapen në kthesën e parafundit pak para se vetë Rasëll të kalonte nën flamuj të verdhë. Pozicioni i parë u konfirmua pa pasur nevojë për hetim; të dhënat e Drejtimit të Garës konfirmojnë se piloti i Mercedes e ngriti këmbën nga pedali i gazit në pikën e aksidentit të katër herë kampionit të botës. Britaniku mori pozicionin e parë me një minutë, gjashtë sekonda dhe 113 të mijëtat. Kohët e dyta dhe të treta më të shpejta u takojnë Ferrari-ve të Sharles Leklerk (+0.236) dhe Luis Hamilton (+0.295), ndërsa Kimi Antoneli e kompletoi rreshtin e dytë të renditjes me një kohë 0.301...