Raporti i UEFA-s: Shqipëria kryeson Europën për interesin ndaj futbollit. Presidenti Duka: Studimi, busulla jonë për të ardhmen!

Raporti i UEFA-s: Shqipëria kryeson Europën për interesin ndaj futbollit. Presidenti Duka: Studimi, busulla jonë për të ardhmen!

Në “Shtëpinë e Futbollit” u prezantua sot raporti “UEFA Grow Market Research”, një analizë e realizuar nga UEFA në bashkëpunim me agjencinë prestigjioze Nielsen Sport, që sjell të dhëna të rëndësishme mbi perceptimin, zhvillimin dhe ndikimin e futbollit në Shqipëri. Në këtë aktivitet morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, përfaqësues të UEFA-s, partnerë institucionalë dhe përfaqësues të medias. Raporti evidenton se Shqipëria renditet e para në Europë për interesin ndaj futbollit, me 78% të të rriturve që deklarojnë se janë të interesuar për këtë sport, një shifër dukshëm më e lartë se mesatarja europiane prej 48% dhe në rritje të ndjeshme krahasuar me vitin 2016, kur ky tregues ishte 65%. Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, falënderoi UEFA-n dhe Nielsen Sport për...