Raporti i UEFA-s & Nielsen: Mbështetja për Kombëtaren shqiptare arrin në nivele rekord
Kombëtarja shqiptare vazhdon të forcojë lidhjen me tifozët kuqezi, duke u kthyer në simbolin kryesor të identifikimit sportiv për shqiptarët. Këtë e konfirmojnë edhe gjetjet e raportit “UEFA Grow Market Research”, i realizuar nga UEFA në bashkëpunim me agjencinë prestigjioze Nielsen. Sipas studimit, mbështetja për Kombëtaren shqiptare ka njohur një rritje të jashtëzakonshme gjatë dekadës së fundit. Në vitin 2016, 61% e tifozëve deklaronin se mbështesnin ekipin kombëtar, ndërsa në vitin 2026 kjo shifër ka arritur në 91%, duke e pozicionuar Shqipërinë dukshëm mbi mesataren europiane prej 70%. Raporti evidenton se Kombëtarja është kthyer në prioritetin kryesor për tifozët shqiptarë. Mes atyre që ndjekin njëkohësisht futbollin e klubeve dhe ekipet kombëtare, 70% e konsiderojnë Kombëtaren si më të rëndësishme, ndërsa vetëm 15% vendosin në plan...
Burimi:
sportekspres.com