Ramadani vazhdon karrierën në Turqi, Leçe: Ke luftuar gjithmonë me zemër

Ramadani vazhdon karrierën në Turqi, Leçe: Ke luftuar gjithmonë me zemër

Ylber Ramadani është larguar nga Leçja. Pas tre viteve me fanellën verdhekuqe, mesfushori shqiptar ka vendosur të hapë një tjetër kapitull në karrierën e tij. Këtë herë sfida e radhës është Turqia. Ramadani do t’i bashkohet Çorumit, që ka paguar 1 milionë euro për kartonin e tij, deri në vitin 2029. Klubi Leçe ka njoftuar përmes faqes zyrtare në “Instagram” se 30-vjeçari shqiptar do të largohet. Klubi italian e ka falenderuar Ylber Ramadani për kontributin e dhënë, teksa ka çmuar të luajturin me zemër, rekuperimin e topave dhe vrapimin e palodhur nga ana e tij. “Për çdo top të rikuperuar, për çdo centimetër të vrapuar në fushë, për luftën gjithmonë me zemër dhe vendosmëri që na dallon. Faleminderit për gjithçka që keni bërë me fanellën...