Ramadani lë Leçen, e pret Turqia
Nga Leçe te Çorum FK, në Superligën turke. Ky është destinacioni më i ri i mesfushorit kuqezi Ylber Ramadani. Njoftimi i tij: “Leçe, shtëpia ime, dua të të falënderoj nga thellësia e zemrës për këto tre vite që i kalova këtu, sikur të kisha jetuar këtu për 30 vjet. Dua të falënderoj drejtorin Corvino Trinchera dhe presidentin. Dua të falënderoj të gjithë trajnerët e mi që më kanë mbështetur gjatë këtyre tre viteve në Leçe dhe së fundmi tifozët e mrekullueshëm që më kanë mbështetur gjithmonë si në kohë të mira ashtu edhe në të këqija. Ju uroj gjithë të mirat. Do të të ndjek gjithmonë, Leçe” Post navigation
Burimi:
sportiim.al