Rabiot: Nuk kemi frikë nga askush dhe s’kemi asnjë plan anti-Yamal, ky është viti i duhur për trofe

Rabiot: Nuk kemi frikë nga askush dhe s’kemi asnjë plan anti-Yamal, ky është viti i duhur për trofe

14 Korrik 2026 9:51 Telesport “Nuk kemi frikë nga askush. Duke pasur parasysh rrugën që kemi ndjekur, mendoj se po arrijmë në gjysmëfinale në formën më të mirë të mundshme. Vështirë se mund të kishim mbërritur në një formë më të mirë.” Këto janë fjalët e mesfushorit Adrien Rabiot në prag të ndeshjes Francë-Spanjë. Ai iu përgjigj kështu komenteve të Lamine Yamal, i cili i tha se “nëse Franca ka dikë për t’u frikësuar, jemi ne.” “Nuk do të ketë asnjë plan anti-Yamal; do të përqendrohemi te e gjithë skuadra spanjolle,” vazhdoi mesfushori i Les Bleus: “E dimë që ata janë të rrezikshëm në çdo nivel, te sulmi i tyre, posedimi i topit, hapësirat e ngushta pranë zonës së penalltisë, apo pasimet e tyre. Kështu...