PSG me goditje të dyfishtë te londinezët e rënë në Championship. Oferta e parë 130 mln euro
Drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos, po punon për një goditje të dyfishtë, që do ta bëjë akoma edhe më të fortë ekipin e drejtuar nga Luis Enrique. PSG i ka vënë syrin dyshes së West Ham, Mateus Fernandes dhe Crysencio Summerville, të cilët me siguri do të largohen gjatë verës, pasi nuk do të pranojnë të luajnë në Championship dhe interesi për ta është shumë i madh. Mateus Fernandes është një mesfushor 21-vjeçar, për të cilin West Ham pagoi 44 milionë euro verën e kaluar te Southampton. Sot, vlera e lojtarit llogaritet më shumë se dyfish, rreth 90 milionë euro. Portugezi konsiderohet si një mesfushor me të ardhme të madhe. Crysencio Summerville, anësori holandez, i cili kontriboi me 7 gola dhe 5 asiste në...
Burimi:
telesport.al